Ditën e sotme do të zbresin disa legjionarë me ekipet e tyre respektive, pavarësisht se është e hënë. Në orën 12:30, Cesena pret Sudtirol, Serie B, teksa te bardhezinjtë bën pjesë sulmuesi i Kombëtares Cristian Shpendi.
Binjaku i tij, Stiven e ka radhën në orën 17:15, Empoli sfidon Sampdorian. Dueli më interesant pritet të jetë Leçe – Atalanta, konkretisht mes dy shqiptarëve, Ylber Ramadani na kampin e Lecces dhe Berat Gjimshiti te bergamaskët, prej orës 15:00.
Gati për “aksion” është edhe Anis Mehmeti te Ipswich Town karshi Birmingham, 16:00. “Pyka” e Shqipërisë Mirlind Daku, mund të inkuadrohet pas dëmtimit me Rubin Kazan sot karshi Sochi në Premier Leguen ruse. Te ekipin nga Kaznai bën pjesë edhe Nazmi Gripshi, i cili po përjeton formë të mirë.
