
Ylber Ramadani
E ardhmja e Ylber Ramadanit duket gjithmonë e më larg Lecces. Pavarësisht se mesfushori i Kombëtares sonë ka kontratë me klubin italianë deri në verën e vitit 2026, raportimet e fundit tregojnë për një “ftohje” mes palëve.
Sipas “PianetaLecce”, thuhet se shqiptari kërkon të ndryshojë ambient. Më tej raportohet se disa klube arabe janë në kontakt me 29-vjeçarin.
Nuk bëhet të ditur emrat e ekipeve të interesuara, por ceket se kuota që Lecce është gati ta “çliroj” Ramadanin përkon me 10 milionë euro.
Poll