Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Ndoqa zemrën”, risia e Kombëtares shqiptare Bujar Pllana: Botërori? Në futboll gjithçka është e mundur

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndoqa zemrën”, risia e Kombëtares shqiptare Bujar Pllana:
Starvro Pilo & Bujar Pllana

Bujar Pllana është një nga risitë e Sylvinho për grumbullimin e Kombëtares shqiptare në ndeshjet “play-off” të Botërorit. Mbrojtësi 24-vjeçar po kalon një formë të mirë me Lechia Gdansk dhe e festoi ftesën me gol ndaj Pagon Szczecin.

Pas ndeshjes, Pllana shpjegoi zgjedhjen për të përfaqësuar Shqipërinë. “Ndoqa zemrën time, ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit”, u shpreh ai për mediat polake.

Mbrojtësi theksoi se fokusi i tij është të japë maksimumin, pavarësisht minutave që do të marrë. “Në futboll gjithçka është e mundur, ne do të bëjmë më të mirën për të arritur objektivin”, shtoi Pllana, duke u shprehur optimist për sfidat e ardhshme.

Poll

Lexo gjithashtu