
Klisman Cake ishte risia e Sylvinhos në listën e Kombëtares shqiptare, për ndeshjet e muajit tetor. Qendërmbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës po kalon formë të mirë dhe ka fituar besimin e trajnerit brazilian.
Ndërkohë që ditën e sotme, Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore. Cake ka reaguar me disa foto nga stërvitja me pjesën tjetër të grupi, pamje të cilat i ka publikuar në rrjetin social “Instagram”.
Krah fotove, mbrojtësi shkruan: “Kombëtarja”. Gjithashtu, fotot Cake i shoqëron edhe me një zemër të kuqe e një tjetër të zezë, duke mos harruar as shqiponjën.
Kujtojmë se më 11 tetor, Shqipëria do të luajë përballë Serbisë në Leskovac, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Vetëm 3 ditë më vonë, pret Jordaninë në Tiranë për të luajtur një miqësore.
View this post on Instagram