
Mesfushori i Kombëtares Julian Shehu po përjeton formë të mirë të ekipi polak i Widzew Lodz, duke kontribuar me gola dhe asist. Ai ka folur për emisionin “Studio Sportive” në Vizion Plus nën m moderimin e Vilma Masha: “Jam i kënaqur me formën që po kalojë, shpresojë të vazhdojë kështu. Uroj të mos kem dëmtime dhe të mundohem t’a ndihmiojë ekipin sa më shumë të mundem. Për momentin nuk jemi aty ku duhet me ekipin.
Shpresojë që gjërat të rregullohen disis dhe unë të vazhdojë me këto performancat e mira. Janë dy pozicione të ndryshme mes Kombëtares dhe klubit aktualë. Në varësi të trajnerëve edhe taktikat janë të ndryshme. Këtu te ekipi polak, trajneri më kërkon të luajë në një pozicion pak më të avancuar.
Kurse të Shqipëria luaj pak më i tërhequr. Sigurisht që ne duhet të respektojmë taktikat dhe detyrat që na jep trajneri. Diferencat mes kompionatit polak dhe atijn shqiptar është intesiteti, stërvitja, ashtu edhe cilësia është më e lartë. E ndjek Superioren me aq sa mundem.
Përsa i takon ndeshjes me Serbinë, ne jemi profesionistë. Ne duhet të bëjmë më të mirën në fushë. Te japim maksimumin tonë. Natyrisht kjo është ndeshje me presion dhe trysni pak më të lartë.
Duhet të dijmë t’a kthejmë këtë në favorin tonë për të bërë më të mirën në fushë. Nuk di të them nëse na favorizon ose jo zhvendosja e ndeshjes nga Beogradi në Leskovac. Ndaj Serbisë është ndeshje direkte, do bëjmë maksimumin”.