Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Myrto Uzuni bën bujë deri në Kanada, futbollistët shqiptarë i “vihen pas” për autografe idhullit të tyre (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Myrto Uzuni bën bujë deri në Kanada, futbollistët
Myrto Uzuni dhe grupi i komunitetit shqiptar

Myrto Uzuni ishte sërish protagonist për skuadrën e tij Austin në kampionatin amerikan, në sfidën e fundit të luajtur përballë Torontos, përfunduar në barazimin 3-3.

Sulmuesi udhëhoqi golin e tretë të miqve, i cili u shënua nga uruguajani Facundo Torres. Megjithatë, duket se vëmendjen nuk e mori vetëm spektakli i dhuruar në fushën e lojës, por dhe të pranishmit në stadium, ku dukej qartë dominimi kuqezi me simbolet shqiptare që i dhanë një tjetër forcë lojtarit të Kombëtares shqiptare për të bërë më të mirën gjatë 90 minutave.

Edhe pse koha nuk premtoi pas përfundimit të ndeshjet, kjo sepse kishin filluar reshjet, Uzuni tregoi vlerat e tij përtej fushave duke iu bashkuar grupit të komunitetit shqiptar e për të dhënë autografe për "djelmoshat" që duan të ndjekin hapat e idhullit të tyre.

Ky takim i veçantë shërbeu si një moment kyç për të zgjuar ëndrrat e djemve të rinj që të ndjekin pasionin për të luajtur futboll në Kanada, të cilët janë dhe pjesë e akademisë Albanian Eagles Football Club.. 

Myrto Uzuni bën bujë deri në Kanada, futbollistët
Fotoja ku dallohet banderola me simbolet kombëtare dhe emrin e Uzunit në sfond

 

Poll

Lexo gjithashtu