Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Merr fund “telenovela” e Ernest Muçit, në Turqi zbulojnë të ARDHMEN e shqiptarit

Shkruar nga NEWSPORT
Merr fund “telenovela” e Ernest Muçit, në Turqi
Ernest Muçi

Me shumë gjasa do të marrë fund “telenovela” e Ernest Muçit mbi të ardhmen e tij. Nga sa mësohet nga mediat turke bëhet me dije se te Trabzonspor kanë vendosur të blejnë kartonin e shqiptarit nga Besiktas.

Klubi aktual me të cilin luan ish-i i Tiranës ka vendosur përfundimisht të aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit të tij. Në këto kushte sipas “Fotomac.com” zbulohen edhe prapaskenat e mundshme të kësaj lëvizjeje.

Shuma 1 milion euro e huazimit, do t’i zbritet 8.5 milionë eurove. Pjesa e mbetur prej 7.5 milionë eurosh do të paguhet në përpjestim me pesë këste. Nga momenti që Trabzonspori do paguajë këstin e parë, kartoni i Muçit do i përkasë pikërisht Trabzonsporit. Me këto të fundit që prej transferimit ka arritur të shënojë 10 gola, duke qenë shumë vendimtar në rezultatet e skuadrës.

Poll

Lexo gjithashtu