
Armando Broja
Pritjes i erdhi fundi. Trajneri i Burnley, Scott Parker ka zbuluar se kur sulmuesi i Kombëtares Armando Broja do të debutojë te ekipi i ri pas transferimit nga Chelsea.
Bëhet fjalë për duelin e nesërm, ku Burnley do të luajë kundër Derby Country, “Carabao Cup”, e njohur si Kupa e Ligës. “Ai nuk është shumë larg, aspak shumë larg. Siç thashë, nuk dua të rrezikoj asgjë këtu ose të marr një rrezik shumë, shumë të madh me Armandon.
Ai thjesht ka nevojë për pak më shumë punë. Shpresojmë që të mund të fillojmë ta integrojmë atë, ndoshta të martën (kundër Derby County në Carabao Cup) dhe atëherë mund të fillojmë ta shohim”, zbulohet të ketë thënë trajneri Parker për “Burnley Express”.
Poll