Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mbyllje karriere te Vllaznia?! Elseid Hysaj ua bën “zemrën mal” tifozëve shkodranë: S’do të ishte...

Shkruar nga NEWSPORT
Mbyllje karriere te Vllaznia?! Elseid Hysaj ua bën “zemrën
Vllaznia dhe Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj ka qenë i pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” për të ndjekur ndeshjen Vllaznia – Elbasani (2 – 1), me rastin e 107 vjetorit të skuadrës kuqeblu.

“Rekordmeni” i Shqipërisë ka lidhje të fortë me skuadrën e Vllaznisë, pasi është vetë nga Shkodra. Pas ndeshjes, Hysaj foli për mediat, duke e lënë të hapur mundësinë për të luajtur me Vllazninë:

“E ndjek pak futbollin shqiptar, për kënaqësi më shumë. Shpresojë që Vllaznia të fitoj një kampionat dhe t’i sjellin gëzimin këtij qyteti. Shkodra është një ndër qytetet më të zjarrta. Nuk e kam menduar akoma se ku mund ta mbyll karrierën.

Ndoshta kam qejf të kthehem edhe te Empoli, pasi edhe aty e kam filluar karrierën. Vllaznia? S’do ishte keq. Varet se si mund të jetë Vllaznia ose çfarë gjërash mund të ketë bërë deri atëherë klubi shkodran”.        

Poll

Lexo gjithashtu