Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mbrojtësi shqiptar RIKTHEHET në stërvitje, mban në “ankth” Sylvinhon për ndeshjen me Poloninë

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrojtësi shqiptar RIKTHEHET në stërvitje, mban në
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla është rikthyer në stërvitje te Mallorca. Mbrojtësi shqiptar ka lënë pas dëmtimin e tij dhe do të përpiqet me çdo kusht për të rifituar formën.

Një lajm pozitiv, si për skuadrën e tij e cila ndodhet në pozita të vështira në klasifikimin e përgjithshëm në kampionatin spanjoll, ashtu dhe për Kombëtaren shqiptare e cila luan përballë Polonisë ndeshjen e play-off më 26 mars.

Megjithatë, me kalimin e kohës do të kuptohet nëse qendërmbrojtësi shqiptar do të jetë në gjendje të kthehet në formën e tij më të mirë për të ndihmuar kuqezinjtë në kualifikimin drejt Botërorit.

Kumbulla ka përjetuar një kalvar problemesh fizike, përfshirë këtu dhe shqetësime të vazhdueshme muskulore në muajin shkurt, çfarë ka sjellë dhe mungesën e tij në ndeshjet e fundit të skuadrës spanjolle.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

Poll

Lexo gjithashtu