
Mario Mitaj dhe Cristiano Ronaldo
Al-Ittihad do të përballet me Al-Nassr sonte në mbrëmje (20:00). Kjo do të jetë edhe një dule mes ylli portugez Cristiano Ronaldo dhe mbrojtësit të Kombëtares Mario Mitaj.
22-vjeçari shqiptar është “përplasur” dy herë ndaj CR7-së, e përkthyer me 1 fitore dhe 1 humbje.
Në takimin e fundit mes këtyre dy klubeve (Superkupë, gjysmëfinale), Mitaj nuk tregoi thuajse asgjë dhe ky është takimi i duhur që ai të vendos “nderin në vend” dhe të demostroi aftësitë si një “mur” i pakalueshëm në krahë, sikurse shtytjen me krosime. Pas 3 javësh të zhvilluara në “Saudi Pro League”, Al-Ittihad dhe Al-Nassr numërojnë 9 pikë.
Poll