Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

3 goditje në kuadrat dhe 0 gola, Armando Broja përjeton ndeshje “ferri” me Burnley (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
3 goditje në kuadrat dhe 0 gola, Armando Broja përjeton ndeshje
Armando Broja

Skuadra e Cardiff befasoi Burnley në fushën e këtyre të fundit, duke i mposhtur 2 – 1 (raundi i 1/16 në “Carabao Cup”). Në fushë për 78 minuta lojë ishte sulmuesi i Kombëtares Armando Broja. 3 goditje në kuadrat pati gjithsej në këtë segment kohor, por 0 gola.

Tregues se shqiptari vuan në precizion. Mungesa e minutazhit është evidente e sulmuesit te Burnley. Sipas “SofaScore”, Broja u vlerësua me notën 6.3, më i dobëti në fazën ofensive në ekipin e Scott Parker përgjatë këtij takimi.

Ndeshja e radhës për Burnley do të jetë karshi Manchester City në transfertë dhe vështirë se pas kësaj paraqitje jo bindëse, Armando Broja do marr rol të rëndësishëm.   

3 goditje në kuadrat dhe 0 gola, Armando Broja përjeton ndeshje
Statistikat e Brojës ndaj Cardiff

 

Poll

Lexo gjithashtu