Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj po lakohet gjithmonë e më shumë për largimin nga Al-Ittihad, sikurse prej Lindjes së Mesme. Gazetari sportiv i “SuperSport” Jurgen Zela, ka qenë në një lidhje live me emisionin “Kubi sportiv”, duke befasuar jo pak për lajmet e fundit që lidhen me Mitajn.
“Do të ishte një lajm i mirë nëse Mario Mitaj do të kalonte ligat kryesore të Evropës. Ka pasur interesim nga Sunderland, por një lajm tjetër që kam mundur të lexojë në platformën ‘X’, është edhe Atletico Madrid.
Skuadër, e cila mund të jetë në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit nga Malësia e Madhe. Mos të harrojmë, është vetëm 22 vjeç, ka luajtur 28 ndeshje me Kombëtaren. Padyshim, e ardhmja e tij do na gëzojë të gjithëve, sepse pritet të ketë rritje profesionale të ndritur”, tha Zela.
