
Marash Kumbulla
Marash Kumbulla është rikthyer te Roma pasi i përfundoi huazimi 1-vjeçar tek Espanyoli. Por me ardhjen e Gasperinin në stolin e kryeqytetasve të Italisë, mbrojtësi shqiptar nuk është në planet e klubit.
Espanyoli po punon të rikthejë Marash Kumbullën në Spanjë, por kësaj radhe jo në formë huazimi, por blerje përfundimtare. Edhe vetë 25-vjeçari është i hapur për një kalim tek klubi katalanas.
Siç raportojnë mediat italiane, Roma dhe Espanyoli kanë nisur bisedimet për transferimin e mbrojtësit shqiptar. Kumbulla bëri 35 paraqitje sezonin e kaluar në La Liga ku arriti të shënojë dhe 3 gola.
Poll