
Adrian Bajrami me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e Benfica-s në sezonin e ardhshëm, pasi “Shqiponjat” e Lisbonës janë shumë pranë akordit për ta huazuar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare te ekipi zvicerian i Luzern. Për 23-vjeçarin kthimi në Superligën helvet nuk është diçka e re.
Në Zvicër, Bajrami ka lindur dhe është rritur profesionalisht në akademinë e Yong Boys. Në etapën e fundit, Adrian u integrua me Benfica-n në Botërorin e Klubeve, ku pati shansin të merrte disa minuta dhe të promovohet në elitën e futbollit botëror.
Plani i skuadrës me bazë nga Lisbona është të ketë në kontroll yllin e Shqipëris, me synim rikthimin e tij në versionin më të mirë. Bajrami e ka bërë debutimin me Kombëtaren në qershor të vitit 2022 kundër Estonisë.