
Kombëtarja shqiptare
Skuadra e Lecce-s i është larguar përkohësisht zonës së “ftohtë” në Serie A, pas barazimit me Sassuolon ditën e sotme. Lojtari më i pikasur në fushë nga të dyja kampet ishte Ylber Ramadani.
Mesfushori i Kombëtares u zgjodh edhe “Lojtari i Ndeshjes”. Pavarësisht, fitores së këtij çmimi prestigjoz në një nga ligat më të mira në botë, Ramadani ka pasur rezerva për interpretimin e lojës nga të tijtë:
“Padyshim mendoj se është ndeshja më e mirë që kemi bërë. Me topin, pa topin, presing… më vjen keq pasi desha tre pikët sot dhe jam nervoz pikërisht për këtë.
Një pikë e rëndësishme? Po, dua të falënderoj publikun që na ka mbështetur. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të bëjmë një kampionat të madh”.
Poll