
Pistë e re është ngritur për Elseid Hysajn në Itali. Leçe kërkon të përforcohet me anë të shqiptarit, teksa mund të shohim një treshe kuqezi në qytetin bregdetar italian.
Mbrojtësi lacial duket tërësisht jashtë planeve të kryeqytetasve edhe pse në Kupë kontribuoi mjaft mirë ndaj Napolit. Legjionari ka eksperiencë në Serie A dhe kjo i duhet momentalisht klubit të Ramadanit e Berishës që lufton për të ngelur në elitë.
Klubi roman është gati të japë anësorin kuqezi falas tani, por kushti i vetëm është rroga. Paga e Hysjat duhet paguar nga klubi i ri, për çdo muaj që Elseidi do të qëndrojë në Leçe.
Kjo ka ndërlikuar tratativat mes dy ekipe apenine, pasi skuadra e dyshes shqiptare nuk është në periudhë aq të mirë për të përballuar ekonomikisht financat e ish-it të Napolit.