Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Lanë në baltë" Kombëtaren, dy shqiptarë festojnë e të tjerë hidhërohen

Shkruar nga NEWSPORT
"Lanë në baltë" Kombëtaren, dy shqiptarë
Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare i nisi dy ndeshjet e nëntorit në Nations League e cunguar. Edhe pse si fillim ishin pjesë e grumbullimit dhe listës së Sylvinhos, katër lojtarë u detyruan të largoheshin për shkak dëmtimi.

Rey Manaj, kapiteni Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla dhe Keidi Bare nuk i shijuan dot dy ndeshjet duke lënë Kombëtaren në ‘baltë’. Por, për dy nga këta futbollistë ka nisur festa.

Sipas mediave spanjolle, Bare dhe Kumbulla janë gati për t’u rikthyer në fushën e lojës që këtë javë. Mesfushori është gati të luajë për Real Zaragoza në La Liga 2, e teksa Kumbulla rikthehet në aksion te Espanyol.

Por përveç festës së rikthimit të dy futbollistëve të sipërpërmendur, dy të tjerë mbeten në hidhërim. Gjimshiti dhe Manaj nuk janë të gatshëm. I pari është akoma i dëmtuar, ndërsa bomberi i Sivasspor akoma nuk ka nisur stërvitjen me grupin.

Seancat e Manaj ka qenë individuale duke bërë që ai të shtyjë rikthimin në fushën e lojës të paktën edhe për disa ditë të tjera.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga