Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Kush do ishte titullar mes tij dhe Mitaj?" Përgjigjia EPIKE që jep ish-mbrojtësi i Kombëtares shkrin gazit gazetarët

Shkruar nga NEWSPORT
"Kush do ishte titullar mes tij dhe Mitaj?" Përgjigjia EPIKE
Ansi Agolli dhe Mario MItaj

I ftuar në podkastin e fundit të Versus Sport ishte ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, i cili krahas analizës që i bëri situatës në të cilën ndodhet skuadra para ndeshjes me Poloninë në Varshavë, iu përgjigj dhe një pyetje pikante të bërë nga gazetarët në panel.

I pyetur se kush mes tij dhe Mario Mitaj do të gjente vend në formacionin titullar të trajnerit Sylvinho, Agolli reagoi në mënyrë epike duke thënë: Në këtë moshë?

Kaq mjaftoi që të gjithë të shkriheshin së qeshuri me batutën e përzgjedhur, pasi dihet që cilësitë e tij në kohën kur ishte ende lojtar i kombëtares bënë që pozicioni i tij të ishte i palëkundur në formacion.

Megjithatë, kohët kanë ndryshuar dhe në këto momente, krahu i majtë i mbrojtjes duket më i sigurt se kurrë nën këmbët e djaloshit 22-vjeçar. Besimi i dhënë nga trajneri ka faktuar rolin e tij në fazën e mbrojtjes, si dhe për depërtimet e rrezikshme në sulm me hapjet në lojë. 

 

Poll

Lexo gjithashtu