Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Kontrata martesore i “prish punë” në fushën e lojës, trajneri i Rubin Kazan bën për “një lek” Mirlind Dakun

Shkruar nga NEWSPORT
Kontrata martesore i “prish punë” në fushën e
Mirlind Daku

Mirlind Daku është martuar dhe diçka të tillë e ka zbuluar trajneri i Rubin Kazan. Rashid Rakhimov ka folur pas sfidës që Rubin Kazan barazoi 2-2 me Akron Togliattin, takim i vlefshëm për javën e 9-të të kampionatit rus.

Timonieri nuk ishte i kënaqur aspak me paraqitjen e sulmuesit shqiptar në 45 minutat e para të sfidës, teksa lideri i Kombëtares shqiptare shënoi në pjesën e dytë për t’i dhënë ekipit të tij 1 pikë.

Në deklaratën pas sfidës, Rakhimov theksoi se Daku është martuar, duke firmosur kontratë martesore dhe kjo mund të jetë arsyeja që nuk ishte i përqendruar 100% në ndeshje.

“Nuk kishte dëshirë për ta zëvendësuar atë, por padyshim pati kritika të ashpra ndaj tij. Është çështje e brendshme e ekipit tonë. Kishim pritshmëri më të mëdha prej tij. Por pastaj ai doli në fushë dhe shfrytëzoi rastin. Daku duhet ta kuptojë që është një nga liderët e ekipit dhe duhet të jetë i qëndrueshëm.

Çdo gjë është në rregull. Diçka pozitive ndodhi për të. Ai është martuar, ka nënshkruar kontratë martese dhe ndoshta kjo mund ta ketë bërë pak të mërzitur”, ka theksuar timonieri i ekipit rus. 

Siç dihet Daku prej disa muajsh është në një lidhje me modelen, Vesa Vllasaliu dhe mesa duket dyshja kanë bërë hapin e madh në marrëdhënien e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu