Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme”, Ylber Ramadani flet edhe për dëmtimin e Berishës: Më vjen keq…

Shkruar nga NEWSPORT
“Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme”, Ylber
Ylber Ramadani

Ylber Ramdani ishte titullarë në sfidën që Leçe fitoi 1-0 ndaj Pisa në Serie A. Mesfushori i Kombëtares së bashku me Medon Berishën luajnë në mesin e fushës, por për Berishën kjo sfidë ishte “fatëkeqe”, pasi u dëmtua dhe la fushën e lojës me barelë.

Ndërkohë Ramadani ka folur pas kësaj fitoreje, duke prekur edhe dëmtimin e shokut të Kombëtares. Ish-futbollisti i Partizanit shpreson që Berisha të mos ketë dëmtim serioz, ndërsa sa i përket sfidës, nënvizoi se ishte shumë e rëndësishme kjo fitore.

“Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për ne sepse vlente gjashtë pikë. Më vjen keq për Berishën sepse është vëllai im më i vogël, shpresoj të mos jetë dëmtuar.

Trajneri flet gjithmonë me mua dhe me Falcone për të ndihmuar shokët e ekipit. Grupi këtë vit është fantastik, e njoh mirë ambientin. Kur luan mirë, tifozët të mbështesin gjithmonë. Sot ndeshja ishte në duart tona, që nga minuta e parë kemi qenë gjithmonë aty. Pas golit e menaxhuam mirë avantazhin. Kur gaboj, jam i pari që marr përgjegjësitë e mia. Pas ndeshjes me Cremoneze nuk kam fjetur për shkak të faullit që çoi në penallti.

Dje isha i lumtur për skuadrën. Përpiqem t’i ndihmoj të gjithë dhe të vrapoj për të gjithë. Vrapoj për shokët e mi të ekipit sepse dua të fitoj bashkë me ta. Kur shoh që po luajmë mirë, kërkoj mbështetjen e tifozëve. Gjithmonë shkoj t’i përshëndes tifozët, sepse luajmë gjithmonë për ta”, ka theksuar mesfushori i Kombëtares.

Poll

Lexo gjithashtu