
Sebastjan Spahiu u transferua te Shkëndija në këtë afat kalimtar të verës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare gjeti ditën e djeshme dhe golin e tij të parë me skuadrën kuqezi në kampionatin maqedonas.
Spahiu nuk i fshehu emocionet për golin e shënuar ndaj Tikves duke u prononcuar për mediat pas takimit.
“Sigurisht më gëzon shumë ky gol i parë me Shkëndijën, por ju siguroj se është vetëm një nga shumë gola që do të pasojnë. Jam pranuar shumë mirë në skuadër, kemi një grup të shëndoshë dhe më e mira ende nuk ka ardhur. Ndaj Tikveshit u ndjeva mirë, edhe pse më duhet ende pak kohë për të arritur formën optimale fizike. Pas kësaj, jam i bindur se do të tregoj akoma më shumë.
“Kemi skuadër me shumë futbollistë cilësorë dhe të gjithë jemi në shërbim të ekipit. Më rëndësi ka që fituam ndeshjen dhe fakti që goli im i solli tri pikët skuadrës më jep vetëbesim për të punuar edhe më fort në shërbim të objektivave tona sezonale”, u shpreh Spahiu.