Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Kam idhull Ivan Raketic”, mesfushori i Kombëtares në “qiellin e shtatë” pas transferimit te kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam idhull Ivan Raketic”, mesfushori i Kombëtares në
Kombëtarja shqiptare

Mesfushori i Kombëtares shqiptare Adrion Pajaziti është prezantuar ditën e sotme përpara mediave në klubin e ri, fjala është për Hajdukin e Splitit. Ndër të tjera Pajaziti ka thënë se është krenarë për këtë hap në karrierën e tij. Ai shprehet se do të bëjë gjithçka që ekipi i ri të arrijë objektivit na vigjilje të sezonit 2025-2026, duke u ndalur edhe te arsyeja e zgjedhjes së numrit 4.

22-vjeçari erdhi nga londinezët e Fulham me parametra zero. Në Kroaci aftësitë e Adrionit vlerësohet në masë, jo më kot kampionët nënshkruanë me të. “Jam me të vërtetë shumë i gëzuar dhe krenar që janë bërë pjesë e familjes së Hajdukut. Familja ime është nga Kosova dhe unë e njoh prej kohësh rëndësinë dhe madhështinë e Hajdukut. Mjafton të kalosh në rrugët e Splitit dhe në çdo mur ka një vizatim besnikërie dhe dashurie për Hajdukun, këtu të gjithë jetojnë për klubin.

Unë do të bëj gjithçka që t’i jap Hajdukut maksimumin tim dhe ashtu si shënova gol në rrjetën e “të bardhëve” në sezonin e kaluar, nga tani e tutje unë dua që të bëj këtë në anën tjetër. Kam ardhur në këtë skuadër që është e mbushur me të rinj dhe me cilësi. Sinqerisht, nuk ndjej ndonjë trysni, pasi kam besim te aftësitë e mia dhe futbolli është lumturi dhe kënaqësi për mua.

Unë kam folur me trajnerin Garsia, e di saktësisht se çfarë dëshiron nga unë në mesfushë. Në vitin e kaluar kisha më shumë liri në radhët e Goricës. Këtu theksi është te disiplina për të kryer detyrat e mia. Po, numri 4 në fanellë është për shkak të Ivan Rakitiç, idhulli im i fëmijërisë në periudhën kur ai ishte një yll te Barcelona e madhe dhe ne luajmë në të njëjtat pozicione në fushë. Unë kam folur me të kur jemi takuar në ndeshjet mes Goricës dhe Hajdukut, ashtu si edhe tani. Këshillat e tij padyshim e bënë më të thjeshtë vendimin tim për të ardhur te Hajduku”, u shpreh Pajaziti.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga