Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ka luajtur me bardheblutë e kryeqytetit, njihuni me RISINË e Sylvinhos për sfidën me Poloninë

Shkruar nga NEWSPORT
Ka luajtur me bardheblutë e kryeqytetit, njihuni me RISINË e Sylvinhos
Bujar Pllana

Bujar Pllana pritet të jetë afrimi më i ri i Kombëtares Shqiptare për ndeshjen e marsit përballë Polonisë. Edhe pse trajneri Sylvinho është përpjekur ta mbajë diskret për mediat, FIFA ka menduar “t’i prish surprizën” brazilianit duke publikuar listën paraprake të lojtarëve që trajneri u ka zgjatur ftesën.

Por, kush është lojtari më i ri që do të veshë fanellën kuqezi në ndeshjen më vendimtare të Kombëtares për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës? 24-vjeçari me origjinë nga Mitrovica luan në pozicionin e mbrojtësit qendror dhe momentalisht aktivizohet në Poloni me skuadrën e Lechia Gdansk, me të cilët ka luajtur 12 ndeshje, mes kampionatit dhe kupës.

Më parë, mesfushori mitrovicar ka luajtur për disa skuadra në Kosovë si Prishtina, Feronikeli dhe Trepça, si dhe në kampionatin kroat me skuadrën Slaven Belupo.

Shtatlartësia e tij shihet si një faktor kyç, ndaj dhe trajneri Sylvinho ka shfrytëzuar çastin e duhur për t’i rrëmbyer Kombëtares kosovare një tjetër element të rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen.

Përveç qendrës, Pllana mund të mbulojë dhe krahun e djathtë, një aset i shtuar që mund të shfrytëzohet mjaft mirë nga tekniku i Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu