Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Jo vetëm Sylvinhon, bomberi Ernest Muçi “lë pa gjumë” edhe trajnerin e Trabzonspor (ÇFARË PO NDODH)

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Sylvinhon, bomberi Ernest Muçi “lë pa
Fatih Tekke, Ernest Muçi dhe Sylvinho

Sulmuesi Ernest Muçi nuk ka të ndalur në Turqi gjatë këtij sezoni me ekipin e Trabzonspor, duke marrë trajtën e protagonistit. Trajneri i skuadrës nga Trabzoni Fatih Tekke, është në dilem të madhe për ndeshjen e radhës me Eyupspor, Superliga tuke, ndërsa situata ka të bëjë edhe me Muçin.

Janë 4 lojtarë te Trabzonspor që rrezikojnë të mbeten jashtë derbit të madh kundër Galatsaray, nëse marrin karton të verdhë në sfidën e ditës së nesërme. Tre futbollistët e tjerë që rrezikojnë janë Oulai, Savic dhe Folcarelli.

Përsa i takon renditjes në elitën e futbollit turk, Trabzonspor mban vendin e 3-të në tabelë me 57-të pas 26 javësh, të njëjtën kuotë me Fenerbahcen e vendit të 2-të.

Kryesimin e mban Galatasaray me 64 pikë, ndërsa deri në fund të sezonit janë edhe 8 javë të tjera. Gjatë këtij edicioni, bomberi kuqezi Ernest Muçi, ka 13 gola dhe 8 asiste, Superliga dhe Kupa e Turqisë.

Trajneri i Shqipërisë Sylvinho, do e publikojë listën në datën 21 mars, ndërsa do zbulohet vendimi nëse Muçi do jetë pjesë e lojtarëve të grumbulluar për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A Spor (@aspor)

Poll

Lexo gjithashtu