Legjenda e Kombëtares dhe në pozitën e ish-trajnerit Klodian Duro, ka qënë së fundmi i ftuar në panelin e emisonit “Dueli Sportiv” në “rtvdukagjini”, Kosovë.
Duro ka folur “pa doreza”, duke treguar se ish-trajneri i Lirisë Liridon Leci, ka gjetur sponsor për të marrë drejtimin e ekipit në fjalë. Për informacion, Leci ka luajtur si futbollist me Elbasanin, Flamurtarin, Besën, Vllazninë dhe Kastriotin në Superiore, periudha 2005-2011.
“Jepte edhe lekë për t’u bërë trajneri i Lirisë. Gjente sponsorë. Mashtrimet nuk kanë fund! Leci ka gjetur lekë përmes sponsorëve pa filluar sezoni. Uroj që Leci të bëjë një karrierë fantastike dhe mos ta marri këtë deklaratë si sulm. Unë nuk sulmojë.
Kam një gjë të mirë, unë flas si burrat. Presidenti i Lirisë Valon Osmani, është një person që bënë gjirthçka për klubin. I shkreti i beson shumë njërëzve që i rrijnë afër. Ai edhe mua më thoshte: ‘O trajner të dua’. Mbas Vushtrisë dhe Feronikelit, unë isha trajneri më fantastik i Kosovës.
Valon Osmani investon pa fund te Liria, me aq sa ka mundësi. Unë e falënderojë, sepse ashtu siç më ka trajtuar Prizreni, shumë pak vende gjatë gjthë karrierë time e kanë bërë këtë. I falënderojë të gjithë pa masë”, u shpreh Klodian Duro.
