Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Ishte fikur”, trajneri i Lecces flet për Ramadanin: Ka reaguar në mënyrë të shkëlqyer, është përmirësuar

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishte fikur”, trajneri i Lecces flet për Ramadanin: Ka reaguar
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani në muajt e fundit ka humbur vendin e titullarit te skudra e Lecce. Për shkak të rënies së tij, trajneri i Lecce, Marco Gianpaolo e ka ulur në stol. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe mesfushori i Kombëtares mund të marrë më shumë minuta në sfidat e ardhshme.

Timonieri italian ka theksuar se për disa kohë Ramadani kishte një “përgjumje”, ndërsa tashmë është përmirësuar ndjeshëm. Gianpaolo ka nënvizuar gjithashtu se nga Ramadani pavarësisht mërzitjes për shkakun se nuk luante ka bërë një sjellje të mirë.

“Në fund të ndeshjes me Empolin i bëra elozhe Ramadanit pasi është përgjigjur i gatshëm, por sidomos sepse ka punuar gjithmonë dhe në periudhën e fundit e ka parë veten duke mos luajtur, por ka reaguar në mënyrë të shkëlqyer në aspektin profesional.

Është e drejtë që të inatoset pasi nuk luan, por ai inatin e ka katalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duhet të them se ka qenë çdo ditë aty duke punuar. Ishte më i fikur më parë… ndoshta ishte më i sigurt për disa hierarki dhe përgjigja ishte pozitive në bazë të rrugëtimit që ka bërë. Nuk kam dyshime rreth tij në krahasim me fillimin, e shoh të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme”, ka theksuar timonieri i Lecces.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga