
Kristjan Asllani
Inter mbetet thatë. Një nga skuadrat më të interesuara për Kristjan Asllanin, siç ishte Fiorentina, është tërhequr nga gara. Sipas mediave italiane, tashmë klubi “vjollcë” nuk e dëshiron më shqiptarin.
Ky i fundit është zyrtarisht në merkato, sipas drejtorit të Interit Ausilio. Megjithatë, klubi zikaltër po has vështirësi në shitjen e mesfushorit elbasanas, i cili ka refuzuar edhe ofertën e Real Betis.
Pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Asllanit. Ndërkohë që interes për 22-vjeçarin ka shfaqur edhe ish-ekipi, Empoli, por edhe Atalanta, të cilët duan ta përfshijnë në “operacionin” Lookman, të cilin e do Inter.
Poll