Armando Broja nuk rezulton prej 2 javësh në listën e Burnley në ndeshjet e fundit, saktësisht ndaj Crystal Palace në kampionat dhe ndaj Mansfield në FA Cup. Klubi anglez ende nuk ka dhënë një arsye për këtë mungesë, teksa tashmë mësohet se çfarë po ndodh me sulmuesin shqiptar.
Sipas një postimi nga “Albania football” në platformën “X” bëhet me dije se lideri i Kombëtares shqiptare ka probleme fizike. Broja ka ndjerë dhimbje gjatë një momenti vrapimi dhe menjëherë ka vënë në “alarm” stafin e anglezve.
24-vjeçari i ka kërkuar klubit anglez që ta lejojë të një një trajtim të veçantë në mënyrë që të kalojë këtë problem që ndjen dhe të jetë gati për duelet që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin mars, saktësisht në “Play-Off” ndaj Polonisë.
Një situatë që shqetëson pa masë edhe Sylvinhon, i cili vihet në “alarm” për gjendjen e Brojës. Por nga ana tjetër sulmuesi pritet të marrë gjithë ngarkesën e duhur për t’u rikuperuar në kohë dhe për të qenë “on-top” për sfidën e 26 marsit. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme, teksa te Kombëtarja “kryqëzojnë gishtat” për të.
Anton Cicani:
— Albanian football???????? (@ALBfootball) February 17, 2026
“Broja feels some pain in his groin when sprinting. He has asked Burnley to let him fix this problem via a special treatment, in order to be ready for Albania’s WCQ play-off vs Poland next month. That’s why he is missing lately” pic.twitter.com/WPKeHlyMrN
