Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

I tha “JO” disa herë golit të Serbisë, Strakosha më i miri, “ngel në klasë” Armando Broja (NOTAT)

Shkruar nga NEWSPORT
I tha “JO” disa herë golit të Serbisë, Strakosha
Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare bëri siç duhet “detyrat e shtëpisë”. Kuqezinjtë arritën të triumfonin në Leskovac ndaj Serbisë. Goli i Rey Manajt në minutat shtesë të pjesës së parë bëri që të shpërthente fest ate kuqezinjtë.

Një ndeshje fantastike nga futbollistët e Kombëtares, të cilët ishin të kujdesshëm në një ndeshje mjaft delikate. Lojtarë që luajtën me zemër, duke lënë shpirtin në fushë dhe në fund u shpërblyen me 3 pikët ndaj rivalit të përjetshëm të Shqipërisë.

Nga porta në sulm, të gjithë treguan ngrintë dhe cilësi, duke bërë që serbët të mos gjenin dot rrugën e rrjetës. Thomas Strakosha nga “Soffascore” është cilësuar si futbollisti më i mirë në fushën e ljës.

Gardiani i portës, i cili  tha disa herë “JO” golit të Serbisë është vlerësuar me notën 8.4, më shumë se të gjithë të tjerërt. Pas tij te Kombëtarja shqiptare vjen Manaj, me 7.8, ndërsa më pas renditet Gjimshiti me 7.5.

Pas tyre vjen Mitaj me 7.3, ndërsa me notën 7.2 janë vleresuar Arlind Ajeti, Elseid Hysaj dhe Kristjan Asllani. Ndërkohë me notën 7 janë vlerësuar Juljan Shehu, Qazim Laçi dhe Myrto Uzuni, ndërsa i vetmi sipas “Soffascore” që nuk kaloi “klasën” ndaj Serbisë është Armando Broja.

Lideri i sulmit është vlerësuar me notën më të ulët nga kuqezinjtë, me vetëm 6.5. Ndëkrohë përformanca e Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë është vlerësuar me notën 7.9.

I tha “JO” disa herë golit të Serbisë, Strakosha
 

 

Poll

Lexo gjithashtu