
Medon Berisha ka hedhur prapa krahëve dëmtimin dhe ditën e djeshme u rikthyer në fushën e loijës. Mesfushori sfidën ndaj Monzës e nisi si titullarë, ndërsa arriti të lërë gjurmë në fitoren 2-1.
Berisha asistoi në njërin nga golat e Lecces, duke ndihmuar kështu të tijtë të arrijnë te fitorja. Një paraqitje mjaft pozitive nga shqiptari, i cili shpërbleu më së miri besimin e stafit.
Medoni nisi si titullarë në vend të Ylber Ramadanit, teksa në minutën e 55-të bënë rrotacion mes tyre. Nga fusha doli Berisha dhe në vend të tij hyri Ramadani.
Pas kësaj sfide ka reaguar në rrjetet sociale, ku Berisha shprehet shumë i lumtur për rikthimin dhe fitoren, ndërsa falenderon tifozët për mbështetjen.
“Fitore shumë e rëndësishme. Urime ekipit dhe faleminderit tifozëve “, shkruan në postim.
View this post on Instagram