Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“I gatshëm të kontribuoj për vendim tim, flas me fakte”, Igli Tare: Në Shqipëri më rikthen ... Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
“I gatshëm të kontribuoj për vendim tim, flas me
Igli Tare/ © credits top-channel

Igli Tare ka folur edhe për Shqipërinë në “Top Story” me Grida Dumën. Drejtori sportiv i Milan ka theksuar se është një person i fakteve dhe punës dhe jo i fjalëve.

Ish-futbollisti i Kombëtares shprehet i gatshëm nëse ndonjë ditë do t’i duhej kontributi i tij për të përmirësuar ose ngritur nivelin e futbollit në Shqipëri, ndërsa nënvizon se lidhja e tij me Shqipërinë është si një zinxhir i pathyeshëm.

Ndër të tjera i bindur shprehet se Shqipëria e bëri atë që është sot dhe gjithmonë e mendon vendin e tij nga fëmijëria apo kohën që ka kaluar te Partizani, ish-klubi i tij. Por suprizoi kur theksoi se dëshiron shumë të bëjë një libër, ku të tregojë gjithë historinë e jetës së tij, si një mënyrë për të motivuar të rinjtë.

“Pse nuk bëhet dot në Shqipëri, Igli Tare kaq i madh sa në Itali? Unë lidhjen me fjalën madhësi e lidh me atë çfarë bën ti në jetë. Çdo kush nga ne e ka atë historinë e tij që shkruan me penë ose me fakte. Mua më pëlqen të flas më shumë me fakte, sepse e kam thënë shpesh herë, se nëse një ditë do të vijë mundësia për të dhënë kontributin tim për të përmirësuar imazhin ose nivelin e futbollit shqiptar do ta bëja me shumë kënaqësi. Nëse e kam bërë deri sot nëpër botë, pse jo për vendim tim dhe kjo lidhje nuk do të shkëputet kurrë, është si një zhinxhir i pa thyeshëm.

Shqipëria? Shqipëria më bëri ai që jam sot. Nëse unë e lidh karrierën time ndër vite, mendimi i parë i imi shkon te Shqipëria, dmth te fëmijëria ime, te klubi im Partizani ku unë jam rritur. Çdo gjë e lidh me këtë gjë sepse ka qenë ajo baza kryesorë e imja, ku unë kam ecur gjithmonë me “këmbët në tokë”. Ka qenë një rrugëtim shumë i gjatë dhe mbreslënës se ndoshta një ditë kam dëshirën ta bëj, të shkruaj një libër për të treguar historinë e jetës time dhe për të qenë motivim për brezat e rinj. Do të ishte diçka shumë e bukur”, ka theksuar shqiptari.

Poll

Lexo gjithashtu