Juljan Shehu
Mesfushori i Kombëtares Juljan Shehu është lojtari që ka bërë progresin më të madh në vitin 2025. Në mars të këtij viti, 27-vjeçari ka bërë debutimin te Shqipëria, ndërsa vlera e tij në treg ka pësuar rritje të frikshme.
Në prill të 2024-ës, Shehu vlente 650 mijë euro, ndërsa aktualisht ka shkuar në 3.5 milionë euro.
Në një “story” të fundit nga mesfushori në fjalë, ai tregon se ka ardhur në Tiranë, konkretisht në Petrelë. Prej verës së vitit 2022, Juljan Shehu është transferuar nga ekipi i Laçit te Wildzew Lodz në Poloni.
"Story" i Juljan Shehut
Poll
