Nedim Bajrami nuk po preferohet më nga Rangers. Saktësisht nga trajneri, Danny Rohl. Ky i fundit e dërgoi sërish në tribunë shqiptarin në sfidën ndaj Seltic.
36-vjeçari ashtu si paraardhësi i tij nuk dëshiron të mbështetet te mesfushori i Kombëtares shqiptare, me Bajramin që po kalon kështu një nga momentet më të vështira në karrierën e tij futbollistike.
Për të është hera e 4-të në këtë sezon që përfundon në tribunë. Në 10 ndeshje të zhvilluara deri më tani, Bajrami ka mundur të luajë në 5 prej tyre, por me minutazh të paktë. Saktësisht në total ka luajtur me Rangers në këtë sezon 59 minuta.
Kjo situatë që po kalon mesfushori është një lajm i keq edhe për Sylvinhon dhe stafin e tij. Kjo pasi në pas 10 ditësh Kombëtarja shqiptare dot ë luajë ndaj Andorrës në transfertë dhe 3 ditë më pas ndaj Anglisë në “Air Albania”. Duele këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
