
Adrion Pajaziti
Hajduk Split mposhti Dinamon me përmbysje në ndeshjen e parë të fazës së 3-të të Conference League. Kjo sfidë ishte mjaft e veçantë për Adrion Pajazitin, i cili kishte përballë një ekip shqiptar.
Pikërisht futbollisti i Kombëtares ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale. Pajaziti shkruan se ndaj Dinamos ishte një fitore e rëndësishme dhe tashmë janë të fokusuar për duelin e kthimit. Gjithashtu falenderon tifozët për mbështetjen.
“Fitore e rëndësishme, të përqendruar për ndeshjen e javës tjetër. Faleminderit për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme!”, shkruan në postim talenti kuqezi, duke paralajmëruar dinamovitët për sfidën e kthimit.
View this post on Instagram
Poll