Taulant Xhaka ka kryer me sukses kursin në FSHF, teksa ka marrë edhe Diplomën UEFA B për trajner. Një hap i rëndësishëm ky për ish-mesfushorin e Shqipërisë, i cili pritet të nisë një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.
Pasi është diplomuar me UEFA B ka bërë një postim në rrjetet sociale. Xhaka falenderon FSHF-në, Sulejman Starovën, Alban Tafajn dhe Armand Dukën për punën dhe përkushtimin.
“Faleminderit FSHF!
Një falënderim i madh për Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen dhe mundësinë.
Faleminderit profesorëve Sulejman Starova dhe Alban Tafaj për punën, dijen dhe përkushtimin.
Një falënderim i veçantë për Armando Dukën për besimin dhe mundësinë për t’u zhvilluar më tej.
Krenar që përfundova me sukses Diplomën UEFA B”, ka shkruar ish-i kuqezi.
View this post on Instagram
