Të hënën ndodhi zyrtarizimi i Kristjan Asllanit te Torino, ndërsa vetëm ditën e sotme ai ka nisur stërvitjen me ekipin e ri. Foton e ka shpërndarë ekipi torinez në rrjetet sociale.
Asllani është pjesë e “Demave” me formulë huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa më pas do të kryhet blerja përfundimtare e kartonit të 23-vjeçarit shqiptar. Mesfushori elbasanas ka marrë numrin “32” në skuadrën e re. Me shumë gjasa dueli i javës së 2-të në Serie A për Torinon kundër Fiorentinës në datën 31 gusht do të jetë momenti që të shikojmë në fushë Asllanin.
Ky transferim mund të cilësohet si “frymëmarrje” për “regjisorin”e Kombëtares, pasi te “Demat” do të ketë mundësi të jetë protagonist në fushë, ndryshe nga sa ndodhi te Interi, aty ku i kishte minutat me “pikatore”.
View this post on Instagram