
Ernest Muci
Me Kombëtaren shqiptare, Ernest Muçi nuk ka kaluar aspak një periudhë të mirë për shkak të minutazhit. Por kjo është diçka që Besiktasit nuk i ka interesuar, gjë që është është treguar pak më parë.
Së fundmi, klubi turk ka prezantuar uniformat për sezonin 2025/26. Në publikimin e fundit, shihet qartë Ernest Muçi duke prezantuar fanellat e reja të klubit bardhezi për sezonin tjetër.
Kjo mund të jetë një shenjë e madhe që sulmuesi shqiptar të jetë pjesë e Besiktasit për sezonin e ardhshëm. Klubi turk e bleu Muçin vitin e kaluar për 10 milionë euro nga Legia e Varshavës.
View this post on Instagram
Poll