Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ Është i jashtëzakonshëm, por jo mjaftueshëm për Sylvinhon! Anis Mehmeti vlerësohet në Angli

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Është i jashtëzakonshëm, por jo mjaftueshëm
Anis Mehmeti

Anis Mahmeti vazhdon të shkëlqejë në Angli. Sulmuesi shqiptar ndeshje pas ndeshje është protagonist me gola dhe asiste, teksa paraqitja e tij javë pas javë merr vëmendjen  në Angli.

Mehmeti shënoi golin e radhës në Championship në ndeshjen që Bristol City zhvillo me Sheffield Ëednesday. Por nuk u ndal me kaq, se po në këtë sfidë edhe asistoi.

Paraqitje kjo që është vlerësuar. Sulmuesi shqiptar është zgjedhur kështu në formacionin e javës në Championship, duke “zaptuar” një vend në 11-she.

Kujtojmë se në 5 ndeshje në këtë sezon, Mehmeti ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar edhe 2 asiste. Por sërish nuk kanë mjaftuar për të siguruar një ftesë nga Sylvinho, me brazilianin që vazhdon të lërë jashtë listës së Kombëtares.

FOTO/ Është i jashtëzakonshëm, por jo mjaftueshëm
 

 

Poll

Lexo gjithashtu