
Maldini Kacurri ka reaguar pas grumbullimit të tij për herë të parë me Kombëtaren. Mbrojtësi u ftua nga Sylvinho për ndeshjet me Gjibraltarin dhe Letoninë, duele që do të luhet me 4 dhe 9 shtator.
Nëpërmjet një “Insta-Story”, 19-vjeçari shpehet mirëmjohës dhe shumë krenar që do të ketë mundësinë të luajë për ekipin A të Shqipërisë, teksa ka nisur stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit në Malaga. Talenti kuqezi ka ripostuar videon e FSHF-së, ku këto të fundit i uronin mirë seardhjen.
Talenti i Arsenal do të ketë mundësinë dhe shansin të debutojë me Kombëtaren në këto 2 ndeshje, ndërsa do të synojë që fillimisht të fitojë besimin dhe simpatinë e Sylvinhos. Siç tashmë dihet, ftesa për këtë grumbullim ndaj Kacurrit erdhi pasi Adrian Bajrami vendosi të braktisë Shqipërinë për Zvicrën dhe trajneri brazilian vendosi ta zëvendësojë me 19-vjeçarin.
