
Mario Mitaj vetëm pak ditë më parë ia doli të fitonte titullin kampion me Al-Ittihad në Arabinë Saudite. Për shqiptarin ky ishte trofeu i parë në karrierën e tij futbollistike, ku me shumë gjasa do ta mbajë mend gjatë këtë sezon.
Pavarësisht se në Arabi ka përfunduar kampionati, Mitaj nuk ka ndërmend të pushojë. Kjo pasi 21-vjeçari dëshiron të jetë sa më shpejt gati për sfidat e Kombëtares.
Dhe për fatin e tij të mirë aktualisht është në superformë. Mbrojtësi ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku tregon se po stërvitet individualisht në palestër.
Ndërkohë me “grishtin” ngritur tregon se është gati për çdo kundërshtar. Kujtojmë se Mitaj është pjesë e listës së Sylvinhos për duelet me Serbinë dhe Letoninë, takimë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Me 7 qershor në “Arenën Kombëtare” do të presim serbët, ndërsa 3 ditë më pas do të udhëtojmë në transfertë për të dueluar me Letoninë.
