Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Fitoi edhe trofeun e dytë në karrierë me Al Ittihad, Mario Mitaj në “stratosferë”: Më mirë se kaq nuk mund të kishte, një bekim i madh

Shkruar nga NEWSPORT
Fitoi edhe trofeun e dytë në karrierë me Al Ittihad, Mario Mitaj
Mario Mitaj

2 trofe të fituar vetëm pas 6 muajsh si futbollist i Al Ittihad. Aventura e Mario Mitajt në Arabinë Saudite nuk mund të ishte më mirë se kaq. Mbrojtësi ka arritur të fitojë edhe Kupën e Arabisë Saudite me Al Ittihad.

Për shqiptarin ky është trofeu i dytë në karrierë, pas titullit që fitoi pak ditë më parë me arabët. Në një postim në rrjetet sociale, Mitaj është mjaft i lumtur, ndërsa tregon se ky sezon do të mbahet mend shumë gjatë.

“Ky sezon nuk mund të përfundonte më mirë. Fitimi i dy trofeve të parë në sezonin tim të parë me Al Ittihad është një bekim i madh për mua dhe jam shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e një klubi kaq të mrekullueshëm. Faleminderit të gjithëve për këtë sezon, morëm atë që meritonim, shihemi së shpejti ????????”, ka shkruar talenti i Kombëtares.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mario Mitaj (@mitajmario)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga