Armando Broja
Javën e shkuar, trajneri i Burnley, Scott Parker tha publikisht që Armando Broja kishte probleme fizike. Sipas tij, sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të qëndronte jashtë fushave për disa javë.
Megjithatë sot, “Burnley Express” i ka bërë një “rezyme” situatës së dëmtimeve në ekip. Ndër rreshta, mediumi pranë klubit të Premier League thekson se Armando Broja dhe Tuanzebe nuk janë në 100% e tyre, por janë dy lojtarët që do të kthehen më shpejt se pjesa tjetër e të dëmtuarve.
Ky është padyshim një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare. Kujtojmë se kuqezinjtë do të përballen me Poloninë më 26 mars, në kuadër të “play-off” të Botërorit 2026 dhe sigurisht që Broja do të ishte forcë e shtuar.
Poll


