
Armando Broja është drejt fundit të huazimit te Everton. Në fund të qershorit, sulmuesi pritet të rikthehet te Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.
Kjo pasi Everton nuk ka ndërmend të paguajë për shërbimet e shqiptarit, me Brojën që këtë sezon i ndikuar edhe nga dëmtimi nuk ka mundur të lërë gjurmë. Por nga ana tjetër te Chelsea sërish nuk e shikojnë si pjesë e të ardhmes.
Në këto kushte në Angli kanë zbuluar edhe planin e “Bluve”. Sipas BBS Sport” bëhet me dije se Chelsea nuk dëshiron që Broja të jepet sërish në huazim.
Drejtuesit duan të “heqin qafe” 23-vjeçarin dhe dëshirojnë që ta shesin tek një tjetër ekip, ndërsa mbeten në pritje të ofertave për të. Siç dihet Broja dhe Chelsea kanë kontratë mes tyre deir në verën e vitit të ardhshëm.
Vlen të theksohet se huazimi te Everton në këtë sezon, ishte i 4-ti për Brojën që prej debutimit të tij me Chelsean. Në këto kushte, është gjithnjë e më e mundshme që Broja të largohet përfundimisht nga Chelsea në merkaton e verës, ndërkohë që mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.