Ernest Muçi
Raportimet e fundit që vijnë nga mediat turke për sulmuesin Ernest Muçi janë vërtetë befasuese. Thuhet se bomberi i Shqipërisë po kërkohet me ngulm nga ekipe të “zëshme” në Evropë, madje ka mbërritur edhe ofertë konkrete.
Bëhet fjalë për një “çek” deri në 17.5 milionë euro. Kësisojë, drejtuesit e Trabzonspor janë të gatshëm ta blejnë menjëherë kartonin e Muçit për 8.5 milionë euro. “Skenari” në fjalë, do i nxirrte 7.5 milionë euro fitim Trabzonspor, sepse deri në 1.5 milionë euro i ka kushtuar huazimi i 25-vjeçarit nga Besiktas.
Gjatë këtij sezoni me ekipin nga qyteti i Trabzonit, Muçi regjistron 13 gola e 8 asiste në 29 ndeshje (Superliga dhe Kupa e Turqisë), momenti më i mirë në karrierë.
Poll
