Sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi vazhdon të “trondis” Superligën turke me golat fenomenal te skuadra e Trabzonspor.
Edhe pse po bën mjaft mirë te ekipi i drejtuar nga Fatih Tekke, ende kartoni i 24-vjeçarit i përket Besiktas. Mediumi turk “Haber TS” bënë me dije se bordi i Trabzonspor ka marrë vendimin finale për të ardhmen e Muçit, transferimin e tij përfundimtar gjatë merktos së verës.
Pagesa do të kryhet me këste, pra jo e mënjëhershme. Përgjatë 19 ndeshjeve në Superligën turke, ish-sulmuesi i Tiranës ka 10 gola dhe 3 asiste, pa harruar edhe 3 gola e 2 asiste në Kupë, forma më e mirë në karrierë.
Në bazë të kësaj logjike, Muçi do të vijoi të mbetet në Turqi edhe sezonin e ardhshëm, konkretisht te Trabzonspor, pavarësisht se kanë filluar të bien “këmbanat e alarmit” nga klubet angleze.
