Ernest Muçi dhe Trabzonspor, një “martesë” e cila mund të zgjatet përtej këtij sezoni. Kështu shkruan media turke “A Spor”, e cila shpjegon situatën në të cilën ndodhet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ndërsa klubi turk po shqyrton çdo mundësi konkrete për të mos u privuar prej tij.
Edhe pse ekziston e drejta për ta blerë deri më 10 maj, drejtuesit nuk shihen fort të bindur, më shumë për shumën që kërkojnë rivalët e Besiktas, sesa për performancën që ka treguar në fushën e lojës Muçi, pasi statistikat flasin qartë; 13 gola të shënuar dhe 8 kontribute me asist për shokët e skuadrës në 37 paraqitje.
Për këto arsye, mes palëve do të shtrohen diskutime për të ulur vlerën e kartonit të shqiptarit, e cila mund të reduktohet nga kërkesa fillestare e cila shkon në 11 milionë euro.
Këto ditë priten të jenë vendimtare për fatin e 25-vjeçarit, i cili kërkon të saktësojë dilemat që e shqetësojnë për të ardhmen dhe në rast se diskutimet do të nxjerrin “tymin e bardhë”, sulmuesi do të konfirmohej padiskutim në formacionin fiks të trajnerit Fatih Tekke, i cili beson shumë tek cilësitë e ish-it të Tiranës.
???????? Trabzonspor, Beşiktaş ile Ernest Muçi’nin 8,5 milyon euroluk bonservisini düşürmek için görüşme yapacak.
— A Spor (@aspor) May 1, 2026
Arnavut oyuncuya şartlar sorulacak.
????️ Sabah pic.twitter.com/KC67jAuaeE
