
Eraldo Çinari ishte spektakolar sot në fitoren 7-1 të Noah kundër West Armenia. Shqiptaria dhuroi jo 1, por 2 asiste në fitoren e madhe dhe tenistike të ekipit armen që luan në Europë.
Kështu, ish-i i Superiores tregon vlerat në tokën armene si dhe shton kontributin e golave në listën e Fastex Premier League ose liga armene.
Tekniku i klubit të sulmuesit shqiptar, Rui Mota ka folur në konferencën për shtyp për takimin ku u aktivizua dhe Eraldo si alternativë nga stoli.
Kuptohet nga fjalët e portugezit se 45 vjeçari ka ngelur i kënaqur me Çinarin, përpos të gjithë dominancës së skuadrës në kampionat, ku mban vendin e parë.
“Ishte ndeshje e madhe. Në pjesën e dytë u bëmë më shumë sulmues, krijuam më shumë raste. Më pëlqeu si u inkuadruan lojtarët zëvendësues.
Duam që të bëjmë ndeshje të tilla dhe pas kthimit nga pauza dhe të ecim drejt titullit kampion.
Sa i takon merkatos, në janar mund të na bëjë punë ndonjë perforcim. Por në tërësi jam i kënaqur me këta futbollistë që kamnë dispozicion.
Ata po përballojnë dhe takimet në Conference League.”, u shpreh Mota.