
Elhan Kastrati
Elhan Kastrati mbylli aventurën e tij me Cittadella, ekip që ra në Serie C italiane. Tashmë, portieri i Kombëtares shqiptare është në kërkim të një aventurë të re.
Sipas mediave italiane, shqiptari është shumë pranë rikthimit te Pescara, klub në të cilin ka luajtur nga viti 2014-2016 dhe nga 2018-2020. Pescara u rikthye në Serie B dhe sheh te 28-vjeçari cilësitë e duhura për katërkëndëshin e portës.
Kujtojmë se Kastrati e ka nisur karrierën e tij me Teutën, para se të kalonte në Itali. Përtej Adriatikut, portieri ka luajtur për ekipe si, Curi Juniores, Pescara, Piacenza, Trapani dhe Cittadella.
Poll