
Nazmi Gripshi do të duhet të presë ende për të debutuar me Kombëtaren shqiptare. Ish-futbollisti i Skënderbeut u grumbullua në limit për duelin me Serbinë, ndërsa do të zëvendësonte Adrion Pajazitin e dëmtuar.
Por siç duket Sylvinho nuk e ka preferuar ta ketë në stol për duelin me Serbinë. Braziliani ka vendosur ta dërgojë në tribunë, duke bërë që Gripshi këtë përballje ta shikojë nga shkallët e stadiumit.
I pabesueshëm ky vendim nga timonieri i Kombëtares, i cili pavarësisht formës së mirë që po kalon me Astanën në Kazakistan dhe produktivitetin para portës, plot 15 gola dhe 6 asiste në 24 ndeshje, sërish ka vendosur të mos mbështet te shërbimet e tij për këtë përballje.
Kështu nga lista me 24 futbollistë, vetëm Gripshi ka përfunduar në tribunë, teksa 23 lojtarët e tjerë do të jenë të gatshëm për brazilianin për sfidën kundër serbëve. S
Siç dihet dueli me Serbinë do të luhet në orën 20:45 në Leskovac, në stadiumin “Dudocica” dhe ëhstë i vlefshëm për grupin K në kualifikueset e Kupës së Botës.